Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu i shoqëruar edhe nga drejtori i Rinisë dhe Marrëdhënieve me Xhematin, Armand Shehu, zhvilluan një vizitë pune në Myftininë e Librazhdit të premten e 6 shkurtit 2015, ku u diskutua rreth problematikave, planeve e projekteve për vitin 2015.

Pas vizitës nënkryetari Spahiu ka mbajtur vazë edhe hytben e Xhumasë në Xhaminë qendrore të Librazhdit, i cili foli mbi rëndësinë e ardhjes së Profetit Muhamed në këtë botë, për të përcjellë mesazhin e pastër të Islamit.

“Profeti Muhamed a.s. si mëshirë universale dërguar për tërë njerëzimin, ishte një nevojë e shumëpritur në atë kohë. Gjatë një periudhe të shkurtër të profetësisë së tij, me lejen e Allahut ai arriti të bashkojë zemrat e njerëzve duke i ftuar në besim, në rrugën e drejtë.”, tha z. Spahiu.

Nënkryetari Spahiu u shpreh më tej se ashtu siç thotë Zoti në Kuranin Famëlartë “Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të Dërguar nga mesi i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin, Kuranin (urtësinë, diturinë e thellë)…”

Ndërsa Myftiu i Librazhdit Taulant Bica, ka lexuar mevlud, së bashku me besimtarët, ku ju dërguan salavate Profetit Muhamed a.s.

20150206_120241_HDR  20150206_121840 20150206_130021