![Nënkryetari Spahiu, thirrje imamëve të Shkodrës për shpjegimin sa më të drejtë të Islamit](https://www.kmsh.al/wp-content/uploads/2016/02/12697197_1704325093122370_5796131750370825130_o.jpg)
Nënkryetari i Komuniteitit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu ishte i pranishëm në konferencën e V-të e imamëve të Myftinisë Shkodër, e cila u organizua më 6 shkurt në qytetin verior.
Në fjalën e tij z. Spahiu vlerësoi angazhimin e imamëve dhe thirrësve islamë në lartësimin e mesazheve të harmonisë dhe mirëkuptimit në mesin e myslimanëve, si dhe përhapjen e paqes sociale, nëpërmjet shërbimeve të shumta fetare.
Duke pasur parasysh edhe sfidat e kohës dhe keqkuptimet e mundshme nënkryetari Spahiu bëri thirje që të jenë të kujdeshëm dhe të gatshëm në shpjegimin sa më të drejtë të besimit islam njerëzve.
Konferenca u përshëndet nga Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari dhe më pas vijuan edhe referatet e përgatitura nga teologët dhe imamët e këtij rrethi.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli, intelektualë, përfaqësues të shoqatave islame, studentë të teologjisë etj.