Myftinia e Gjirokastër ka shtruar një iftar me besimtarët e qytetit, ku morën pjesë edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skender Bruçaj, kancelari, Ylli Cikalleshi, Kryevaizi, Lauren Luli, myftinj të rretheve, Përmet. Delvinë dhe Sarandë si edhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Kryetari i KMSH-së z. Skender Bruçaj, theksoi se Ramazani është muaji i begatisë dhe se përmban dy dimensione atë shpirtëror me të cilin besimtari i afrohet më tepër Allahut dhe ngrihet më lart në shkallët e devotshmërisë.

Si dhe dimensionin social i cili bashkon të gjithë besimtarët në tryezat e bujarisë dhe mirësisë së Allahut.

Ndërsa Myftiu i Gjirokastrës, Armand Islami, theksoi se muaji i Ramazanit është muaji i mirësive të pafund dhe këto mirësi duhen shfrytëzuar.

Kryetari Bruçaj, gjatë vizitës në Gjirokastër  ka vizituar edhe ambientet e myftinisë, ku kanë biseduar rreth projekteve që mendohet të realizohen në këtë qytet.

12 qershor 2016

13458698_1094476573979189_7756039672762890416_o

13403925_1094477937312386_8304255079760874272_o   13433324_1094476870645826_7858308016385857665_o 13461210_1760799324204285_879239736_o13445944_1760799347537616_721448239_o