P1920652

Medreseja e Durrësit “Mustafa Varoshi” organizoi një program artistik në kuadër të projektit qytetar për jetimët dhe fëmijët me aftësi të kufizuar.

Nxënëset e medresesë me anë të projektiti sollën ide të ndryshme dhe sugjerime konkrete për të sensibilizuar shoqërinë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi i pranishëm në këtë aktivitet theksoi se projekte të tilla mbartin mesazhe shumë kuptimplota dhe zhvillojnë ndjenjën tonë të humanizmit.

 “Në një atmosferë me studentë dhe mësues ndjenja më e natyrshme është ajo e vlerësimit, prandaj unë ju vlerësoj për të gjitha përpjekjet dhe sukseset tuaja në rrugën e dijes dhe në promovimin e vlerave humane. Këto projekte janë shumë të vlefshme, nga njëra anë zhvillojnë aftësitë sociale të studentëve dhe nga ana tjetër mbartin mesazhe shumë kuptimplota dhe zhvillojnë ndjenjën tonë të humanizmit, përkrahjes , dashurisë dhe mirësisë”, tha ndër të tjera Zaimi.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë së Arsimit në KMSH, Astrit Zharri, Myftiu i Durrësit, Redin Quku, drejtoresha e Medresesë së Durrësit, Neriman Gjinali, Administratori i Myftinisë së Durrësit, Eduard shefkiu, përfaqësi i Institutit për Demokraci dhe Zhvillim, Shefqet Shyti, përfaqësues nga shoqata “Mirësia” Korab Kaja dhe Nasuf Hoxha, si dhe qytetarë të shumtë të Durrësit.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet vlerësuan projektin e ndërmarrë nga nxënëset e Medresesë së Durrësit duke vënë në pah fokusin e tij dhe vlerat që përçon projekti në shoqëri.

Programi ku u pasqyrua projekti qytetar u shoqërua me pjesë teatrale, poezi, ilahi dhe mesazhe sensibilizuese.

 P1920661P1920647    P1920662 P1920691 P1920805 P1920830 P1920865