zk1a9141

Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mblodh sot paradite në ambientet e Medresesë së Tiranës, ku ka zhvilluar mbledhjen e zakonshme për 6 mujorin e dytë të vitit 2016.

Takimi u çel me këndimin e ajeteve kur’anore nga myftiu i Vlorës z. Bilal Bodlli.

Më pas, mbledhja e drejtuar nga kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Islam Hoxha, ka vazhduar sipas rregullores statuore, me listëprezencën dhe prezantimin e raporteve.

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Islam Hoxha ka lexuar raportin e përgjithshëm të secilës myftini.

Raporti i Kryesisë së KMSH i mbajtur nga kancelari i KMSH-së z. Ylli Cikalleshi, ka evidentuar dhe nxjerrë në pah aktivitetin e përgjithshëm të drejtorive të KMSH-së, funksionimin e instancave të institucionit në nivel qendror dhe vendor, sfidat, problemet dhe pengesat që janë hasur gjatë gjashtë mujorit të fundit.

Një vend të veçantë në prezantimin e raportit zuri edhe pjesëmarrja e Komunitetit Mysliman në konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare, puna e drejtorive të KMSH-së, si dhe organizimi i suksesshëm i Haxhit 2016.

Këshilli i Përgjithshëm u informua me vendimet që Kryesia e Komunitetit Mysliman ka marrë gjatë kësaj periudhe si dhe emërimet dhe lëvizjet e kryera gjatë këtij viti, të cilat më pas janë miratuar nga KP, së bashku me raportin e Kryesisë së KMSH-së.

Në raport u nënvizuan gjithashtu edhe disa prioritete të së ardhmes, për të bërë të mundur që institucioni i KMSH-së të jetë në nivelet më të larta të përfaqësimit dhe përgjegjësive që mbart.

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe Myftinjtë, paraqiten problematikat që hasin dhe propozimet për projekte të reja.

Në fund mbledhja u mbyll me fjalët e nënkryetarëve të KMSH-së z. Bujar Spahiu dhe z. Gazmend Aga, duke përmendur pikat kryesore ku duhen të fokusohen myftinjtë në dobi të asaj çfarë përfaqëson secili prej tyre.

19 nëntor 2016

zk1a9129

zk1a9143  zk1a9135 zk1a9131  zk1a9108zk1a9112zk1a9120  zk1a9145