ZK1A7810

Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mblodh sot paradite në ambientet e Medresesë së Tiranës, ku ka zhvilluar mbledhjen e parë për vitin 2016.

Takimi u hap me këndimin e ajeteve kur’anore nga myftiu i Peqinit z. Bilal Bodlli.

Më pas, mbledhja e drejtuar nga Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Islam Hoxha, ka vazhduar sipas rregullores statuore, me listëprezencën dhe prezantimin e raporteve.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, përshëndeti të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe u ndal ne disa pika kryesore të raportit, ecurinë e 6 mujorit të fundit dhe planet për aktivitetet në të ardhmen.

Raporti i Kryesisë së KMSH i mbajtur nga kancelari i KMSH-së z. Ylli Cikalleshi, ka evidentuar dhe nxjerrë në pah aktivitetin e përgjithshëm të drejtorive të KMSH-së, funksionimin e instancave të institucionit në nivel qendror dhe vendor, sfidat, problemet dhe pengesat që janë hasur gjatë gjashtë mujorit të fundit.

Një vend të veçantë në prezantimin e raportit zuri edhe pjesëmarrja e Komunitetit Mysliman në konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare.

Këshilli I përgjithshëm u informua edhe mbi ecurinë e punimeve të Xhamisë së Namazgjasë e cila vazhdon punimet me ritme të kënaqshme dhe brenda pritshmërive.

Këshilli i Përgjithshëm u informua me vendimet që Kryesia e Komunitetit Mysliman ka marrë gjatë kësaj periudhe si dhe emërimet dhe lëvizjet e kryera gjatë këtij viti, të cilat më pas janë miratuar nga KP, së bashku me raportin e Kryesisë së KMSH-së.

Në raport u nënvizuan gjithashtu edhe disa prioritete të së ardhmes, për të bërë të mundur që institucioni i KMSH-së të jetë në nivelet më të larta të përfaqësimit dhe përgjegjësive që mbart. Gjatë mbledhjes u theksua edhe programacioni i larmishëm mediatik që do të përgatitet përgjatë muajit të Ramazanit, në mënyrë që atmosfera e këtij muaji  të ndihet në çdo ambient (ku përfshihen posterat dhe billborderat në kryeqytet, reportazhet televizive “Me Syrin e Zemrës”, emisionet radiofonike “Melodi e Zemrës”) si dhe organizime dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sociale.

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe Myftinjtë, paraqiten problematikat që hasin dhe propozimet për projekte të reja.

Në fund mbledhja u mbyll me fjalën e kreut të KMSH-së z. Skender Bruçaj, duke përmendur edhe një herë pikat kryesore ku duhen të fokusohen myftinjtë në dobi të asaj çfarë përfaqëson secili prej tyre.

28 maj 2016

ZK1A7860ZK1A7785ZK1A7797ZK1A7828ZK1A7771 ZK1A7776