Është zhvilluar konferenca shkencore “Arsimi islam te shqiptarët: Sfida dhe perspektiva”, konferencë e cila ka mbledhur emrat më të njohur të shkencave didaktike dhe filologjike islame, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva.

Konferenca u mbajt në Tivar të Malit të Zi në datat 1-2 tetor. Drejtuesit kryesor të arsimit islam të cikleve të ndryshme arsimore nëpër trevat shqipfolëse, pedagogë dhe studiues të fushës përmes kumtesave parashtruan situatën aktuale të arsimit islam si edhe perspektivën në të ardhmen.

Komuniteti Mysliman i Shipërisë u përfaqësua nga Drejtori i Kultuës z. Genti Kruja, i cili referoi mbi Medresetë e Shqipërisë si model i edukimit shkencor e fetar.

Në fjalën e tij z. Kruja u shpreh se medresetë në shqipëri kanë patur nëj rëndësi të madhe sa i përket arsimit dhe edukimit të brezit të ri. “Mbase në një të ardhme të afërt, në sajë të këtyre medreseve, mendja dhe shpirti do të përqafojnë njëri-tjetrin përsëri. Ndërgjegjja dhe logjika do të plotësojnë thellësitë e njëra-tjetrës dhe gjithçka do të gjejë mundësinë për të shprehur bukurinë dhe atmosferën e paqes.”, nënvizoi z. Kruja.

Konferenca pati rreth 30 kumtesa shkencore, të ndara në 6 sesione kryesore.

Kjo konferencë u organizua nga  bashkëpunimi mes Institutit Ndërkombëtar të Mendimit Islam (IIIT), me qendër në SHBA dhe Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC) në Shqipëri.

img_0073

14492520_10154355847117631_4881076879826927501_n 14517419_10154355846767631_2700058301713162624_n