Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, së bashku me Kancelarin dhe Drejtorin e Vakf/Investimeve, zhvilluan një vizitë një ditore në Parma, Itali.

Vizita vjen pas kërkesës së besimtarëve shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Parma dhe rrethinat e këtij qyteti për ndërtimin e një xhamie atje.

Kryetari Spahiu zhvilloi një takim me kreun e bashkisë së Parmas, z. Michele Guerra, i cili pasi i uroi mirëseardhjen, i shprehu kryetarit të KMSh-së vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshmë nga ai pesonalisht dhe bashkia që drejton për ndërtimin e xhamisë.

  1. Guerra shprehu vlerësim për harmoninë ndërfetare që ekziston në Shqipëri dhe u shpreh se diaspora shqiptare e ka jetësuar edhe në Parama këtë cilësi të jashtëzakonshme. Kjo është edhe një nga arsyet që mbështetja e tij ishte e pakushtëzuar në këtë drejtim.

Kryetari Spahiu e falënderoi kreun e Parmas për pritjen, fjalët e mira që ai tha për diasporën shqiptare dhe gatishmërinë për të dhënë ndihmën e nevojshme në ndërtimin e xhamisë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë përsipër ta ndërtojë këtë xhami për t’iu ardhur në ndihmë besimtarëve të Parmas dhe rrethinave.