Me rastin e zgjedhjes së tij si Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Mons. Gjergj Meta, vizitoi ditën e sotme Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku u prit nga Kryetari, H. Bujar Spahiu.
Kryetari Spahiu, i uroi suksese z. Meta për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij për ta thelluar më tej bashkëpunimin në promovimin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë.
Pasi e falenderoi kryetarin Spahiu për mikpritjen edhe z. Meta u tregua i gatshëm për të bashkëpunuar më tej në fusha me interes të përbashkët.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari i ri i Konferencës Ipeshkvnore, Mons. Gjergj Meta, shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dr. Genti Kruja.