Kryetari i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, z. Rivelino Çuno, vizitoi kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, për t’i shprehur atij urimet për rizgjedhjen në krye të institucionit për një mandat të dytë.

Në fjalën e tij, ai shprehu konsideratë për rolin e deritanishëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në shoqërinë tonë si dhe uroi kryetarin Spahiu për një mandat sa më të suksesshëm në shërbim të besimtarëve myslimanë të vendit tonë.

Ndërsa kryetari Spahiu, pasi e falenderoi z. Çuno për vizitën dhe urimet, u ndal në aktualitetin e institucionit në aktivitetin fetar, social e atë edukativ.

Takimi ndërmjet palëve vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë.