IMG_0138

Kryetari i KMSH-së H. Skender Bruçaj zhvilloi një takim pune me rektorin e Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, dekanin e Fakultetit të Filologjikut dhe Edukimit Prof. Dr. Rahim Ombashi, përgjegjësin e Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja dhe anëtarë të stafit pedagogjik të universitetit.

Kryetari i KMSH-së përgëzoi Universitetin Bedër për kontributin e tij në arsim, vlerat shoqërore që ai përcjellë dhe edukimin e brezave të rinj.

Gjatë takimit drejtuesit e Universitetit Bedër e informuan kryetarin e KMSH-së lidhur me projektet në planin afatshkurtër dhe afatgjatë, siç janë organizimi i disa konferencave ndërkombëtare, botime të teksteve dhe literaturave të ndryshme në dobi të një mësimdhënie sa më efikase dhe profesionale.

Rektori i Universitetit Bedër falënderoi gjithashtu KMSH-në për mbështetjen dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe, sidomos në fushën e arsimit në të gjitha nivelet.

15 shkurt 2017

IMG_0131 IMG_0137

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë