image-223efe80cf9dcf33bf718a23e4a554d715a5360cf5aed348ad526c87bf20a8c8-VKryetari i Komunitetit  Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Tiranës z. Lulzim Basha.

Në takimin e zhvilluar kryetari Bruçaj e njohu z. Basha më gjerësisht me zhvillimet dhe strategjitë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Gjithashtu kryetari i KMSH-së ka falënderuar kryebashkiakun Basha për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy institucioneve.

Ndërsa z. Basha ndër të tjera ka vlerësuar lart rolin që luan Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për promovimin e vlerave universale të Islamit, në dobi të shoqërisë shqiptare, si dhe në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë.

Të dyja palët shprehën gjithashtu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Kryetari z. Bruçaj shoqërohej nga Kancelari z. Ylli Cikalleshi, si dhe drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median z. Fejzi Shaholli.

 

image-c6f611bcf4f49e7dc46e606ce964b71b17c82d742766b92c7b7db2dfd2b638c6-V