Kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skënder Bruçaj, priti në një takim imamët e Myftinisë së Krujës së bashku me Myftiun z. Erjol Haxhiu.

Gjatë takimit u diskutuan çështje mbi administrimin e xhamive të zonës së Krujës, mbarëvajtjes së punëve, vështirësive dhe çështje të ndryshme të karakterit administrativ.

Kryetari H. Skender Bruçaj, inkurajoi imamët të vazhdojnë punën e tyre në përhapjen e mesazhit të drejtë të Islamit.

Kryetari i KMSH-së i falënderoi imamët për kontributin e tyre të vyer dhe theksoi se KMSH do të jetë në mbështetje të tyre në mënyrë që suksesi të jetë sa më i madh.

Ndërsa imamët gjatë takimit diskutuan mbi punën dhe problematikat e tyre të përditshme.

Gjithashtu takim me imamët patën edhe nënkryetarët, z. Bujar Spahiu dhe z. Gazmend Aga.

Pas takimit imamët kanë ndjekur nga afër edhe punimet e Xhamisë së Namazgjasë.

15 shkurt 2017

ZK1A2810 ZK1A2822