Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Skënder Bruçaj, së bashku me Nënkryetarin Z. Lauren Luli, pritën në një takim pune përfaqësues të Myftinisë së Qytetit të Fierit.

Gjatë bashkëbisedimit me myftiun Z. Taulant Bica dhe imamët e xhamive përkatëse, u diskutuan disa çështje të ndryshme, ndër të cilat veçojmë administrimin dhe mbarëvajtjen aktuale të punëve në xhamitë e këtij rrethi, vështirësitë dhe zgjidhjet më të mira të mundshme të aplikueshme në çdo rast, nevojat aktuale si dhe çështje të tjera të karakterit administrativ.

Më tej, të shoqëruar nga nënkryetari i KMSH-së, imamët e kësaj myftinie vizituan dhe u njohën nga afër me punimet në xhaminë e namazgjasë.