ZK1A0011Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë priti në një takim një kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, z. Nexhmedin Saqipi.

Gjatë takimit kryetari i Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës bëri një prezantim të gjendjes aktuale veçanërisht të besimtarëve dhe shqiptarëve të Luginës.

Më tej ai u njoh me Komunitetin Mysliman dhe funksionimin e tij.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunim në fusha të ndryshme, arsim, tekste shkollore, libra fetarë, seminare, për imamët e tyre e vizita të ndërsjella.

Kryetari Saqipi shoqërohej nga Abdullah Salihu, menaxher i Haxhit, Granit Kamberi, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Refik Memeti, sekretar i Bashkësisë Islame.

Në takim mori pjesë edhe nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu si dhe Drejtori i Haxhit dhe Marrëdhënieve me Botën Islame, Hamdi Çurri.

10 Nëntor 2014

ZK1A0006