zk1a7351

Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Skender Bruçaj priti në selinë e KMSH-së ambasadorin e ri të Polonisë, z. Karol Bachura, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re.

Kryetari Bruçaj pasi e njohu me institucionin e KMSH-së dhe rolin që ky institucion ka në shoqërinë shqiptare, shprehu angazhimin për të bashkëpunuar me të gjithë organizmat vendase dhe të huaja të cilat i shërbejnë mbarëvajtjes së harmonisë dhe tolerancës ndërfetare si dhe ndikojnë pozitivisht në kohezionin social të Shqipërisë dhe rajonit.
Ambasadori Bachura, vlerësoi qëndrimet e KMSH-së ndër vite si dhe rolin e saj aktiv në promovimin e vlerave të besimit nëpërmjet edukimit të brezave të rinj.

Ai gjithashtu shprehu gadishmërinë për të kontribuar në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe me fokus të veçantë ndërmarrjen e nismave që do të ndihmonin edukimin dhe punësimin e të rinjve në Shqipëri.

Ambasadori z. Karol Bachura çmoi punën dhe angazhimin e treguar nga KMSH në raport edhe me bashkësitë e tjera fetare në rajon, duke uruar suksese në përmbushjen e misionit të KMSH-së.

25 tetor 2016