zk1a5932

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në një vizitë kortezie në selinë e KMSH-së ambasadorin e ri të Egjiptit, z. Mohamed Khalil.

Kryetari Bruçaj e uroi z. Mohamed Khalil për detyrën e re në Shqipëri dhe e falënderoi për vizitën. Ai vlerësoi marrëdhëniet e mira midis dy palëve, dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim që këto marrëdhënie të forcohen akoma më shumë.

Më tej z. Bruçaj e njohu ambasadorin me historikun e KMSH-së, ecurinë dhe sfidat e hasura gjatë këtyre dy dekadave, si dhe kontributin në fusha të ndryshme me interes shoqëror.

Ambasadori Mohamed Khalil falënderoi z. Bruçaj për mikpritjen dhe vlerësoi lart punën që KMSH ka dhënë dhe vazhdon të japë si për komunitetin e besimtarëve, ashtu edhe për shoqërinë shqiptare në tërësi.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunim reciprok në fusha të ndryshme.

zk1a5942

zk1a5928 zk1a5931

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë