Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtroi një iftar me personalitete nga bota e kulturës dhe e artit, analistë, drejtues të mediave, gazetarë të televizioneve, radiove, shtypit të shkruar dhe atij online si dhe kontribues ndër vite të revistës “Drita Islame”. Ky iftar ishte në shenjë respekti të punës dhe misionit të tyre fisnik në informimin dhe edukimin e publikut.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj i falenderoi për pjesëmmarjen dhe shprehu mirënjohjen për të gjitha bashkëpunimet që ata kanë realizuar me KMSH-në.

“Është një kënaqësi që sot jam në mesin e njerëzve të kulturës, artit dhe gazetarë të njohur të vendit. Iftaret nënkuptojnë bashkëpunim, afrimitet dhe respekt të ndërsjelltë. Komuniteti Mysliman ju është mirënjohës për kontributin tuaj. Dëshira dhe vullneti ynë është të përçojmë mesazhe me vlera njerëzore të cilat do i shërbejnë shoqërisë shqiptare”, tha ndër të tjera z. Bruçaj.

Komunitetit Mysliman i Shqipërisë përgjatë gjithë muajit të Ramazanit, ka shtruar iftare me grupe të ndryshme të shoqërisë, duke pasqyruar frymën e solidaritetit. 

18 qershor 2016

ZK1A1169ZK1A1168 ZK1A1173 ZK1A1171  ZK1A1207 ZK1A1216 ZK1A1229 ZK1A1237