12771576_1710485355839677_8883837433373255610_o

Është inauguruar këtë të premte xhamia e re në fshatin Mjedë të qytetit të Shkodrës.

Në ceremoninë e hapjes së xhamisë së re dhe faljes së xhumasë së parë ishte edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu, drejtori i Burimeve Njerëzore në KMSH z. Dorian Demetja familjarët e donatores nga Kuvajti, përfaqësues të ambasadës kuvajtiane në vendin tonë, drejtues të fondacioneve dhe shoqatave të ndryshme bamirëse islame, si dhe besimtarë të shumtë.

Në fjalën e tij përshëndetëse nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, u shpreh se kjo xhami e re është një derë drejt adhurimit të Zotit, si dhe një vatër e edukimit me vlerat e larta të Islamit. Ai falënderoi donatoren dhe tha se ky veprim i saj dëshmon në vetvete madhështinë e Islamit, që i bën myslimanët anembanë botës vëllezër besimi!

Ndërsa Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, tha se xhamia e re e Mjedës është një shenjë nga Zoti i gjithësisë, që dëshmon nëpërmjet shtëpisë së Tij, dashurinë dhe mëshirën e madhe për banorët e kësaj zone.

Xhamia e re e Mjedës u realizua falë bashkëpunimit me Fondacionin “Mercy International” dhe sponsorizimit të zonjës Fatima Salimin nga Kuvajti.

Ceremonia u pasua nga falja e namazit të xhumasë së parë në xhaminë e re, pas hytbes së mbajtur nga H. Bujar Spahiu.

26 shkurt 2016

12525578_1710485132506366_3613275162049685884_o   12792298_1710486342506245_6707286236671047035_o12779075_1710485245839688_8223673049704425737_o