Është inauguruar ditën e shtunë xhamia e re në fshatit Mançurisht, Devoll.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, i pranishëm në aktivitet, shprehu urimet dhe lutjet që kjo xhami të sjellë gjallërimin shpirtëror, kulturor, fetar dhe edukimin e brezave të ri të këtij fshati.

Në ceremoni morën pjesë, nënkryetari i Komunitetit Mysliman H. Bujar Spahiu, Myftiu i Korçës, z. Ledian Cikalleshi, Myftiu i Devollit, z. Artur Vrenozi, nënprekti i Devollit z. Artan Keço, nënkryetari i Bashkisë Devoll z. Ylli Taho, kryetari i Shoqatës “Urtësia”, investitor i xhamisë z. Gëzim Abdishahu, imamë dhe hoxhallarë të qarkut Korçë.

Gjithashtu të pranishëm ishin dhjetra burra, gra, fëmijë si dhe mjaft besimtarë të zonës.

12 nëntor 2016

15055818_1244028385617797_8460778558979271135_n

14976655_1244030242284278_1667929271091241599_o 15002271_1244030075617628_3864173257874425682_o