Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie në selinë e institucionit, të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. David Wisner.
Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Spahiu dhe z. Wisner, diskutuan mbi tematika të ndryshme të karakterit fetar, social e kulturor që prekin aktualitetin e vendit tonë.
Në fjalën e tij, z. Wisner, vlerësoi marrëdhënien mjaft pozitive që ka karakterizuar të dy institucionet ndër vite. Më tej, ai theksoi rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si mjaft të rëndësishëm në ruajtjen e harmonisë dhe zhvillimin e dialogut ndërfetar në Shqipëri.
Nga ana e tij, kryetari Spahiu, pasi i uroi mirëseardhjen dhe suksese në këtë detyrë të cilën z. Wisner e mori në gusht të këtij viti, e njohu atë shkurtimisht me institucionin e KMSH-së, myftinitë në rrethe dhe institucionet arsimore në varësi.
Takimi u zhvillua më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë.