Sot (9 janar 2014) në qytetin e Elbasanit u zhvillua një marshim për paqen i organizuar nga komunitetet fetare dhe drejtuesit më të lartë të këtij qarku.

Në këtë marshim i cili mbante moton “Bashkëpunimi, themel dhe udhë për paqen” merrnin pjesë drejtuesit më të lartë fetarë si Agim Duka myftiu i Elbasanit dhe don Emiljo Valente i kishës katolike, gjithashtu dhe përfaqësuesit më të lartë vendor si kryetari i bashkisë z. Qazim Sejdini, prefekti z. Aben Kamami dhe drejtori i policisë së qarku z. Neritan Nallbati.
Në fjalën e tij myftiu i Elbasanit Agim Duka u shpreh: “Bashkësia Islame nën drejtimin e Myftinisë së Elbasanit prej vitesh jep një kontribut të çmuar në dobi të paqes në jetën e përditshme duke u angazhuar në shumë drejtime si në edukimin e besimtarëve tanë, ashtu edhe në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërfetar me besimet e tjera, duke dëshmuar dhe rrënjosur te komuniteti ynë vlerat aq të shenjta të bashkëpunimit që ne po paraqesim nëpërmjet këtij marshimi për paqen. Islami në vetvete në kuptimin teologjik do të thotë paqe. Kësisoj të gjithë besimtarët e devotshëm janë të gatshëm dhe të përkushtuar për të përcjellë këtë mesazh për të cilin ne do të kemi gjithmonë nevojë pasi herë pas here shfaqen raste që spekullojnë apo shpërdorojnë besimin tonë. Prandaj kështu siç jemi sot, të vazhdojmë çdo ditë e kudo, që të mbrojmë e përhapim vlerën e bashkëpunimit dhe paqes.”

Gjithashtu në emër të myftinisë ai dënoi dhe aktin e shëmtuar që ndodhi në Paris dhe ngushëlloi ambasadorin francez të Shqipërisë.
Edhe drejtuesit e tjerë fetarë mbajtën nga një fjalim ku përshëndetën këtë marshin dhe promovuan njëzëri vlerat e paqes dhe bashkëpunimit.

received_1011145138900535 received_1011145148900534 received_1011145178900531 received_1011145722233810 received_1011145968900452received_1011146862233696