Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z. Agim Ismaili.

Në fjalën e tij, z. Ismaili, vlerësoi kontributin e deritanishëm të KMSH-së në shoqëri dhe u ndal në bashkëpunimin ndërinstitucional që e karakterizon atë në disa fusha të ndryshme.

Më tej ai e uroi Kryetarin Spahiu për zgjedhjen e tij në krye të institucionit dhe shprehu gatishmërinë e institucionit që ai drejton për të bashkëpunuar më tej në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Në fjalën e tij, Kryetar Spahiu, pasi e falënderoi për vizitën dhe urimet, e siguroi atë se nën drejtimin e tij Komunitetit Mysliman i Shqipërisë do të vazhdojë të kontribuojë edhe më tej në mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e shoqërisë.

Bashkëbisedimi ndërmjet tyre vazhdoi më tej duke prekur një sërë tematikash të ndryshme të aktualitetit në vendin tonë.