Myftinia e Dibrës së Madhe në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë, z. Ruzhdi Lata, kanë shtruar një iftar të përbashkët për besimtarët e qytetit të Dibrës së Madhe, ku kanë marrë pjesë krerët e tre bashkësive islame shqiptare, përfaqësues të ndryshëm të këtyre bashkësive, myftinj, etj.

Kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj, pasi ka përshëndetur organizatorët për iftarin e shtruar, i ka dhuruar nga një kopje të librit “100 personalitete shqiptare të kulturës islame” kryetarëve të bashkësive islame, kryebashkiakut dhe myftiut të Dibrës së Madhe, duke theksuar se shumë nga këta personalitete kanë qenë nga Dibra dhe kanë dhënë një kontribut të madh për Islamin dhe atdheun.

Pas organizimit të iftarit tre krerët e bashkësive islame shqiptare kanë dhënë një intervistë të përbashkët për një nga televizionet e Maqedonisë, ku kanë folur për tema të ndryshme në interes të opinionit publik.

8 korrik 2015

11012086_919585521435337_610043880327714795_o

11046789_919585464768676_3932643033271127079_o

11148664_919585684768654_7761362831080772900_o

11699062_919585614768661_7793054399750598336_o