ZK1A1368

Programi “Bukuritë e Besimit Islam” është zhvilluar këtë të martë në xhaminë e qytetit të Rrogozhinëz.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Ali Zaimi i pranishëm në këtë aktivitet foli mbi argumentet e besimit në Zot duke theksuar se çdo gjë në univers të çon drejt njohjes së tij.

“Çdo gjë që është në planet është produkt i një fuqie dhe i një diturie të pafundme. Të gjitha argumentet të çojnë tek besimi në një Zot. Në univers çdo gjë është krijuar që ne ta gjejmë Zotin. Por Allahu nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka dërguar Profetë e libra në mënyrë që të na orientojë”, tha z. Zaimi.

Kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli foli për mëshirën e Allahut dhe cilësitë që Zoti i ka falur njeriun.

“Allahu e ka krijuar njeriun dhe e ka pajisur atë me aftësitë më të larta si mendja, vullneti dhe arsyetimi për një qëllim të vetëm; që ai ta adhurojë atë. Njeriu nëpërmjet këtyre aftësive ndjek mesazhin hyjnor që Allahu i ka dërguar atij dhe kështu qëndron në rrugën e drejtë”, tha z. Luli.

Ndërkohë myftiu i Kavajës z. Besnik Leçini, u shpreh se bukuritë e besimit Islam janë të pafundme. Ai solli disa shembuj nga jeta e shokëve të Profetit a.s për të vënë në dukje këto bukuri.

Ndërsa imami i xhamisë, falenderoi Komunitetin Mysliman për nisma dhe programe të tilla duke i cilësuar si mjaft të frytshme për çdo besimtar.

ZK1A1359ZK1A1344ZK1A1330ZK1A1302  ZK1A1336   ZK1A1391ZK1A1279