Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti një një takim kryebashkiakun e Tiranës z. Erion Veliaj, ku diskutuan në lidhje me ecurinë e punëve të Xhamisë së Namazgjasë.

Më pas ata kanë inspektuar punimet në kantierin e ndërtimit, ku Kryetari Bruçaj tha se, besimtarët myslimanë të Tiranës, po shohim se ëndrrat dhe lutjet e tyre po bëhen realitet.
Ndërsa Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve tha se, pas përfundimit të ndërtimit të kësaj xhamie, kryeqyteti do të përfitojë 200 vende parkimi, parqe, librari dhe qendër kulturore.
Veliaj u ndal edhe te sulmi terrorist, që përjetuan banorët e Stambollit, duke e cilësuar si një tragjedi të jashtëzakonshme.
“Ajo që ndodhi dje në Stamboll ishte një tragjedi e jashtëzakonshme dhe veprime të tilla nuk kanë lidhje me besimin. Çdo devijim prej besimit është një akt terrorist që dënohet, dhe çdo devijim prej kulturës së bashkëjtesës është diçka që nuk kontribuon në qytetet tona ”, u shpreh kryebashkiaku.
Në mars të vitit 2018 pritet të përfundojë ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, e cila do të shtrihet në një sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë.

13 janar 2015

ZK1A0683

ZK1A0707 ZK1A0722 ZK1A0750