ZK1A1073

Besimtarë dhe biznesmenë të ndryshëm i janë përgjigjur thirrjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë duke kontribuar në dhurimin e artikujve ushqimorë dhe veshmbathjeve të ndryshme për familjet e izoluara nga kushtet atmosferike.

Nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu i pranishëm gjatë përgatitjeve të pakove falënderoi kontribuuesit dhe theksoi rëndësinë e zgjatjes së dorës së ndihmës.

“Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për të zgjatur dorën e ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë në këto ditë të vështira. Falënderoi të gjithë ata shpirtmirë dhe njerëz bujar, shpirtin shqiptarë në përgjithësi të cilët nuk harrojnë të ndihmojnë të tjerët në rast nevojë” tha ndër të tjera Spahiu.

Në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha” ishte i pranishëm edhe myftiu i Tiranës, z. Ylli Gurra dhe imami Ahmed Kalaja.

Myftiu i Tiranës vlerësoi shpirtin dhurues të besimtarëve në mbështetje të nevojtarëve.

“Sot jemi pranë një rasti të mrekullueshëm ku njerëz mes nesh, njerëz zemërbardhë bëhen shembuj solidariteti duke kontribuar dhe ardhur në ndihmë të njerëzve ne nevojë. Këto pako do të shkojnë për njerëzit e sëmurë, invalidët, të moshuarit dhe ata që marrin asistencë sociale ” tha myftiu i Tiranës.

Pakot e shpërndara në zona të ndryshme si Pukë, Kukës, Librazhd, Tropojë, Peshkopi, Fushë-Arrëz, Korçë e Tiranë arrijnë deri në 60-70 kg dhe përmbajnë artikuj të ndryshëm ushqimor dhe veshmbathje.

Janë 60 ton ndihma, afërsisht 800 pako të cilat do të shpërndahen në zonat e izoluara. Ndërkohë vijon mbledhja e ndihmave edhe në xhami të tjera.

19 janar 2017

ZK1A1051 ZK1A1052  ZK1A1084 ZK1A1086 ZK1A1088 ZK1A1089 ZK1A1092 ZK1A1103 ZK1A1107 ZK1A1109 ZK1A1110 ZK1A1130 ZK1A1132 ZK1A1145