ZK1A1801Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shtroi iftar në zonën e Ndroqit, në respekt të muaji të bekuar të Ramazanit.

Të pranishëm në iftarin e shtruar nën kujdesin e ambasadorit, z. Donald Lu ishte kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, kreu i Kryegjyshatës Botërore, z. Edmond Brahimaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, përfaqësues të tjerë të KMSH-së, myftinj nga qytete të ndryshme dhe besimtarë të zonës së Ndroqit.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Donald Lu falenderoi të ftuarit për mirëseardhjen dhe iu uroi atyre agjërim të pranuar. Ai me anë të një ndodhie të tij tregoi se si një djalë i ri e kishte ndihmuar gjatë kohës kur ai punonte si vullnetar në Korpusin e Paqes. Me anë të kësaj ndodhie z. Lu tregoi se duhet të bëjmë mirësi pa patur pritshmëri sepse është Zoti ai që i vlerëson veprat e mira.

Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj bëri lutjen përpara hapjes së iftarit.

ZK1A1799ZK1A1822ZK1A1756 ZK1A1768 ZK1A1774   ZK1A1745