KONFERENCA SHKENCORE: “25 VITE DRITA ISLAME”

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të organit të parë mediatik të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, revistës “Drita Islame”, ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën Shkencore me temë: “25 VITE DRITA ISLAME”.

I pranishëm në këtë konferencë do të jetë Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani, i cili do ti akordojë revistës “Drita Islame” titullin “Naim Frashëri”

Do të marrin pjesë edhe krerët e bashkësive islame të Kosovës dhe Maqedonisë, drejtues të institucioneve të ndryshme, si dhe akademikë e studiues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të cilët do të referojnë përgjatë disa paneleve shkencore.

Gjatë konferencës do të promovohet edhe libri “Bibliografia e gazetës Drita Islame (1992-2011)”, do të transmetohet një dokumentar kushtuar “Dritës Islame”, si dhe do të vlerësohen me çertifikatë mirënjohje kontribuuesit e saj ndër vite.

Jeni të mirëpritur

Data: 28 shkurt 2017
Ora: 10:00
Vendi: Hotel Tirana International, Salla Balsha.
Bashkëngjitur gjeni programin e plotë të konferencës!

17038541_1359671717386918_9123798174110041333_o