ZK1A1563

Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman, organizoi mbrëmjen e djeshme një iftar në ambientet e Sofrës së Ariut, me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit.

Të pranishëm në këtë iftar ishin, zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Nora Malaj, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj. Brunilda Paskali, bashkëshortja e kryetarit të KMSH-së znj. Emine Bruçaj, Drejtoresha e Burgut të Ali Demit znj. Zoje Jakaj, ambasadore dhe bashkëshorte ambasadorësh, përfaqësuese të jetës publike, botës së mendimit, biznesit, artit, politikës, medias, drejtuese të shoqatave të ndryshme, si dhe përfaqësuese të shoqërisë civile

Të pranishmet i përshëndeti Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH, znj. Fatma Karaj, e cila theksoi se kjo sofër e ngrohtë iftari që na ka bashkuar sonte, mbart një simbolikë të veçantë të bashkimit dhe të reflektimit për të qenë më afër njerëzve.

“Agjaruesi asnjëherë nuk mjaftohet me privimin nga të ngrënit dhe të pirit, por krahas kësaj ai gjendet në mbështetje të nevojtarëve. Iftari është një tjetër mundësi që i japim vetes për të afirmuar pa dallim besimesh, vlerën e trashëgimisë së madhe të kulturës sonë të bashkëjetesës fetare”, tha ndër të tjera Karaj.

Në fund, znj. Karaj falenderoi të gjithë pjesëmarrëset për përgjigjen e ftesës, dhe i uroi që Ramazani i këtij viti të sjellë begati, paqe e mbarësi në familjet e tyre, por edhe për të gjithë shqiptarët dhe mbarë njerëzimin.

28 qershor 2016

ZK1A1527 ZK1A1591ZK1A1573ZK1A1597ZK1A1555 ZK1A1560     ZK1A1612