“Mirë se erdhe Ramazan”, ishte ky titulli i aktivitetit festiv që u zhvillua nga Medreseja e Elbasanit në kuadër të këtij muaji të begatë në të cilin ndodhemi.

I zhvilluar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në qytetin e Elbasanit, ky aktivitet mblodhi së bashku prindër, mësues, nxënës dhe të ftuar të tjerë, veçojmë këtu Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.

Ky aktivitet nisi me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga Myftiu i Përmetit, z. Klodjan Tafani, për të vijuar më tej me fjalën përshëndetëse të kryetarit Spahiu, i cili theksoi rëndësinë që ka medreseja në formimin e brezave të rinj me dije shkencore e morale. Gjithashtu, z. Spahiu u ndal edhe në rëndësinë që ka ky muaj për myslimanët në veçanti por edhe për të gjithë shoqërinë.

Ndërsa, drejtori i shkollës, z. Ardit Dragoti, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe bëri një vlerësim të atmosferës dhe dobive të shumta që ofron muaji i Ramazanit për të gjithë ne.

Programi u zhvillua më tej me interpretimet dhe performancat e ndryshme të nxënëse të Medresesë të përgatitura me këtë rast.