IMG-20150407-WA0013Programi i hytbeve vazhdon të zhvillohet nëpër Xhami të ndryshme të vendit. Nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu, bashkë me kryevaizin e KMSH-së, z. Lauren Luli ishin në Xhaminë Mbret të Elbasanit ndërsa drejtori i Burimeve Njerëzore, z. Dorian Demetja ishte në Xhaminë e Selitës.

Kryevaizi i KMSH-së mbajti vazë para namazit të xhumasë dhe foli mbi rëndësinë e përmendjes së Allahut.  Ndërsa, hutbeja u mbajt nga nënkryetari Spahiu, i cili foli mbi marrëdhënien e besimtarit dhe veprave të mira.

Ndërkohë në hutben e Xhamisë së Selitës z. Demetja foli mbi përballjen e myslimanit me sfidat e jetës.

Programi i hytbeve nëpër xhami të ndryshme të vendit është një nismë e marrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për të rritur frymën e bashkëpunimit dhe për të parë më nga afër problemet e xhematit.

IMG-20150407-WA0027

IMG-20150407-WA0010

IMG-20150407-WA0005 IMG-20150407-WA0004