Është zhvilluar më 8 janar 2015, në Kavajë, simpoziumi me temë “Mesazhi profetik dhe rëndësia e tij”, organizuar nga Myftinia Kavajë në bashkëpunim me Kryesinë e KMSH-së. Në këtë simpozium morën pjesë drejtues të pushtetit lokal, si kryetari i Bashkisë, nënprefekti, kryetari i KMSH-së dhe anëtarë të Kryesisë, intelektualë, imamë, si dhe qindra besimtarë dhe besimtare të qytetit të Kavajës.

Aktiviteti është hapur me këndim Kur’ani nga imami i xhamisë qendrore, më pas ka përshëndetur dhe kryetari i KMSH-së z. Skender Bruçaj, i cili është pasuar me referatet e z. Elvis Naçi, drejtor i Thirrjes dhe Mesazhit Islam në KMSH, znj. Fatma Karaj, përgjegjëse e Sektorit të Gruas në KMSH, Imam Ahmed Kalaja, si dhe myftiu i rrethit Kavajë H. Besnik Leçini.

Programi ka patur edhe këndim ilahish kushtuar Profetit Muhamed a.s.

10407358_823352641058626_4334388863356269496_n

1531686_823352654391958_5110136589728995816_n 10386279_823352674391956_3220692472849364000_n  IMG_2635  IMG_2646

IMG_2636