Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit Myftinia e Librazhdit organizoi një simpozium ku u trajtua rëndësia, vlerat dhe dobitë e Ramazanit për njeriun, familjen e shoqërinë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin nënkryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Ali Zaimi, Myftiu i Librazhdit, Taulant Bica, Elton Karaj pedagog në Universitetin Bedër dhe imami i xhamisë së Et’hem Beut, myftiu i Durrësit, Redin Quku, kryebashkiaku i Librazhdit, z. Kastriot Gurra, si dhe besimtarë të shumtë.

Nënkryetari i KMSH-së, Ali Zaimi referoi mbi aspektin e mëshirës së Zotit dhe aspektin social gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit.

“Me ardhjen e Ramazanit bien të gjitha barrierat e arritjes për tek Allahu, shkatërrohen të gjitha paudhësitë, zbret qetësia dhe mirësia dhe mbi tokën e besimit mbretëron mëshira, dashuria, vëllazëria. Koha e agjërimit është koha e pastrimit, ngadhënjimit dhe pranimit të lutjes, përmes së cilës besimtari i afrohet Zotit të botëve”, tha ndër të tjera Zaimi.

Imami i xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj foli për përfitimet e muajit të Ramazanit.

“Agjërimi i dhuron shpirtit njerëzor një qetësi shpirtërore. Ai i ofron shpirtit një burim energjie nga e cila ai ushqehet gjatë tërë vitit. Falë kësaj, ky muaj është quajtur “i bekuari”, ai në të cilin begatia e Zotit vërshon mbi besimtarët”, u shpreh Karaj.

Myftiu i Durrësit Redin Quku referoi mbi raportin e agjërimit me adhurimet e tjera që kryen besimtari.

“Allahu na e ka bërë agjërimin e Ramazanit një ndër adhurimet më kryesore. Agjërimi na mëson se sa rëndësi ka që të paktën një muaj në vit, besimtari të ripërtërijë lidhjen e tij me besimin. Agjërimi është një adhurim i cili na mëson të mendojnë më shumë për të varfrit, dhe njerëzit në përgjithësi priren t’i forcojnë marrëdhëniet mes tyre”, u shpreh Quku.

Gjatë këtij simpoziumi përshëndeti edhe kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra.

Ndërsa myftiu i Librazhdit përshëndeti të pranishmit dhe referuesit dhe i uroi të gjithë besimtarët për muajin e Ramazanit. Ai u shpreh se ky është muaji i Kuranit dhe në këtë muaj manifestohet më shumë mëshira e dashuria e Allahut.

Gjithashtu nënkryetari i KMSH-së, shoqëruar me referuesit e tjerë vizituan edhe Myftininë e Librazhdit ku u njohën më nga afër me ecurinë punëve dhe përgatitjet për muajin e Ramazanit

  DSC_0193 DSC_0214 DSC_0223DSC_0186DSC_0192 DSC_0233

DSC_0245