shkenca dhe besimi

Në kuadër të disa paketa botimesh të KMSH-së, Drejtoria e Kulturës në bashkëpunim me gazetën “Drita Islame”, organ i KMSH-së, sjell përpara lexuesit shqiptar, një përpilim artikujsh dhe pjesëza nga autorë të famshëm si Hekimoglu Ismail, Huseyn Korkmaz, etj., artikuj këto të botuar prej vitesh në gazetën “Drita Islame” tek ne, si dhe në shumë gazeta dhe revista ndërkombëtare.

Titulli i këtij libri “Shkenca dhe Besimi”, vjen para lexuesve shqiptarë me dy terma që janë servirur si të kundërt me njëra-tjetrën, Shkenca dhe Besimi. Por në fakt në këtë libër vërtetohet se këto janë pjesë e pandarë në të njëjtin trung. Kështu siç janë dijet shpirtërore “dritat e zemrës”, po ashtu edhe “dritat e mendjes” janë dijet e shkencës. Kur këto dy drita bashkohen, arrihet ndriçimi i vërtetë material dhe shpirtëror, duke u bërë udhëzues për njeriun si individ dhe për mbarë shoqërinë.