Me anë të një letre drejtuar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Shejhu i madh i Al-Az-harit, Prof. Dr. Ahmed Tajib, uron Kryetarin e institucionit, H. Bujar Spahiu, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të KMSH-së.

Në letrën e tij, ai shpreh vlerësime të larta për Komunitetin Mysliman Shqiptar si një institucion që ka punuar vazhdimisht që nga themelimi e deri në ditët e sotme në të mirë të popullit Shqiptar, veçanërisht në fushën e kulturës, arsimit, edukimit dhe ruajtjes së identitetit.

Më tej ai shpreh gatishmërinë se Ez’heri do të vazhdojë të mbështesë myslimanët Shqiptarë në aspekte të ndryshme.

Urimi i plotë:

Shkëlqesia Juaj / Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ju,

Ez’heri Sherif i shpreh shkëlqesisë suaj urimet më të mira me rastin e zgjedhjes në postin e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, institucion të cilit i kemi besuar gjithmonë, që nga themelimi i tij në vitin 1923, dhe që punon për të mirën e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në fushat e kulturës, arsimit, edukimit dhe ruajtjes së identitetit.

Ndërkohë që ju shpreh urimet e mia me këtë rast, ju siguroj për përkujdesjen e Ez’herit dhe gatishmërinë e tij për shumëfishimin e përpjekjeve dhe mbështetjes ndaj myslimanëve në Shtetin e Shqipërisë, me anë të rritjes së numrit të bursave të ofruara nga Ez’heri për studentët e vendit tuaj, dhe me anë të trajnimit të imamëve dhe hatibëve për përballimin e çështjeve dhe problemeve bashkëkohore, duke bërë kështu atë që është e mundur në mbështetje të myslimanëve dhe jomyslimanëve në vendin tuaj fisnik.

Ju lutem të pranoni konsideratën time më të lartë

Shejhu i Ez’herit

Prof. Dr. Ahmed Tajib