Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ka shërndarë dje një sasi të konsiderueshme ndihmash për familjet në nevojë, në kuadër të nismës “Ndihma për Ramazan”.

Mbi 80 familje të kryeqytetit kanë përfituar nga pakot ushqimore të shpërndara nga stafi i kësaj Zyre. Pakot përmbanin ushqimet bazë që i duhen një familjeje për një muaj.
Përfaqësuese të Zyrës së Gruas, u shprehën se Komuniteti Mysliman në kuadër të muajit të Ramazanit ka ndërmarrë nisma të ndryshme dhe të shumta, si shtrimin e iftareve për besimtarë të ndryshëm, shpërndarjen e pakove ushqimore, etj, në mënyrë që atmosfera e këtij muaji të bekuar të ndihet në çdo familje, edhe tek ato që nuk kanë mundësi.

Pakot e ushqimeve që u shpërndanë dje, janë siguruar nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

23 qershor 2016

ZK1A1373 ZK1A1438ZK1A1408ZK1A1391    ZK1A1424 ZK1A1406ZK1A1413