spektrum (3)Komuniteti Mysliman Shqipërisë me rastin e muajit të Ramazanit ka organizuar një sërë programesh televizive dhe radiofonikë, për të qenë sa më pranë me besimtarët, duke krijuar kështu një atmosferë sa shpirtërore aq edhe informative.

I tillë është edhe emisioni radiofonik “Besimi dhe Jeta”, i cili transmetohet çdo ditë në orën 19:30 në radio Spektrum në frekuencën 96.4 Mhz.

Ky emision ka filluar që ditën e parë të Ramazanit dhe do të vazhdojë për çdo ditë deri në fund të muajit, duke trajtuar tema të ndryshme fetare e sociale, duke qenë kështu më pranë me besimtarët, por jo vetëm.

Pjesë e organizimeve të KMSH-së me rastin e Ramazanit është edhe Edicioni i IV i ciklit të emisioneve “Me Syrin e Zemrës”; zbukurimi i kryeqytetit me Citylight, të cilat përçojnë mesazhe mjaft të rëndësishme për këdo; spoti televiziv i urimit për Ramazan, si dhe transmetimi i ezanit për iftar dhe syfyr në RTV Ora News.

Ndërkohë që edhe nëpër rrethe janë duke u organizuar programe të ndryshme televizive nga myftinitë respektive.

spektrum (4)

spektrum (1)    spektrum (5)spektrum (2)