Programi i hytbeve është ndalur këtë të premte në Xhaminë e Plumbit në Vlorë.

2015-04-17 13.02.52Në hytben e Xhumasë nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu, foli mbi lindjen e Profetit Muhamed a.s. dhe rëndësinë e mesazhit të tij.

“Ardhja e tij ishte lindje për njerëzimin në tërësi, për jetën, besimin, moralin dhe sjelljen, për edukatën dhe marrëdhëniet me të gjithë njerëzit. Me ardhjen e tij dhe me zbritjen e Kur’anit njeriu kuptoi pse është krijuar dhe ku do të kthehet”, nënvizoi z. Spahiu.

Ndërsa Kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli, mbajti vazën (ligjëratën) dhe foli mbi vlerat e ditës së xhuma, mbi mirësitë e pafundme të kësaj dite.

“Besimtari i cili niset nga shtëpia i përgatitur për të falur xhumanë, jo vetëm qëndrimi i tij në xhami është sevap, por edhe çdo hap i hedhur drejt xhamisë dhe çdo mundim i përjetuar vlerësohet tek Allahu i Gjithësisë”, tha z. Luli.

Pas namazit të xhumasë nënkryetari Spahiu dhe kryevaizi Luli, zhvilluan një takim pune me myftiun e Vlorës z. Hito Shanaj dhe myftiun e Fierit z. Karafil Manaj, ku kanë diskutuar për ecurinë e punëve të myftinive përkatëse.

17 Prill 2015

2015-04-17 12.33.22 2015-04-17 12.45.45