Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu, mori pjesë në  inagurimin e qendrës kulturore “Kuvajt”, në rrethin e Tropojës.

Qendra e ngritur pranë xhamisë së Bajram Currit, është financuar nga ambasada e Kuvajtit në Tiranë dhe i është dhuruar Myftinisë së Tropojës.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu falënderoi ambasadorin e Kuvajtit  z. Najeeb A. Al-Bader, për të gjithë kontributin e tij në ndërtimin e qendrave të tilla kulturore e sociale si dhe xhamive të ndryshme në vend.

Kjo qendër do të shërbejë për zhvillimin e kurseve të ndryshme të leximit të Kuranit dhe mësimit të gjuhëve të huaja.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ambasadori në largim i Kuvajtit z. Najeeb A. Al-Bader, drejtori i Vakf-Investimeve, z. Uran Kalej, Myftiu i Tropojës, z. Eduard Demiraj, Myftiu i Kukësit, z. Islam Hoxha, përfaqësues të pushtetit lokal si dhe qytetarë të shumtë të Bajram Currit.

lajmi (4)lajmi (1)lajmi (2)  lajmi (5) lajmi (6)  lajmi (3)