Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Egjipt në lidhje me përgatitjen shkencore të imamëve dhe aftësimin në fushën e fetvave.

Konferenca me temë: “Përgatitja shkencore dhe aftësimi në fushën e fetvave për imamët e xhamive të vendeve me popullsi myslimane”, u organizua nga Sekretariati i Përgjithshëm Botëror për Çështjet e Fetvave të Myftinisë së Egjiptit.

Konferenca u mbajt në datat 17-18 tetor 2016, ku u diskutuan tema të ndryshme rreth çështjeve dhe problematikave me të cilat myslimanët po përballen sot si dhe manipulimi nga njerëz jokompetent në dhënien e fetvave duke prishur imazhin e Islamit me mendimet ekstreme dhe gjykimet e mangëta që bien ndesh me parimet dhe frymën e Islamit.

Gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës nënkryetari Spahiu ka takuar dy ish myftinjtë e Egjiptit z. Ferit Ensari dhe z. Ali Xhuma si dhe Shejhulezherin Ahmed Tajjib

18 tetor 2016

img-20161018-wa0006 img_3094 img_3091 img_3089 img_3088 img_3087