Në vazhdën e programit të mbajtjes së vazeve (ligjëratave) dhe hutbeve nëpër xhami të ndryshme të vendit, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka mbajtur këtë të premte hytben në Xhaminë e Kavajës.

Ai ka folur mbi besimin dhe veprat e mira që duhet të bëjë një besimtar.  Sipas nënkryetarit Spahiu, besimi dhe veprat e mira janë çelësi i lumturisë në këtë jetë, prandaj njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm në këtë aspekt.

Spahiu përmendi se besimi dhe veprat e mira janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, pasi një besimtar i vërtetë mysliman nuk mund ta konceptojë dhe ndërtojë jetën e tij pa qëllimin dhe veprat e mira.

Ai tha se besimtari i mirë lexon Kur’anin me përkushtim dhe përmend Zotin gjithmonë e më shumë, është i këndshëm dhe bamirës ndaj njerëzve, qëndron larg nga zilia, urrejtja, mashtrimet dhe çdo ligësi e sëmundje, nuk hidhërohet me atë që i ndodh, por është i durueshëm, i butë, i përmbajtur dhe falës.

Pas hytbes, nënkryetari Spahiu zhvilloi edhe një takim me myftiun e Kavajës, Besnik Leçini.

IMG-20151109-WA0000  IMG-20151109-WA0002 IMG-20151109-WA0001IMG-20151109-WA0003