Myftinia e Elbasanit ka shtruar një iftar ku merrnin pjesë, nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu, Ministri i Çështjeve Sociale dhe Mirëqenies, z. Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Qazim Sejdini, prefekti Elbasanit, Dr. Arben Kamami, Kryetari i bashkise Cerrik z. Altin Toska si dhe deputetë, drejtues të pushtetit lokal, përfaqësues të trupit diplomatik, drejtues të komuniteteve fetare si dhe përfaqësues të mediave.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu, në fjalën e rastit tha se Nata e Kadrit është sa një mijë muaj sëbashku, është nata kur Zoti na fal mëkatet tona. Ai u shpreh gjithashtu se muaji i bekaur i Ramazanit është një muaj i reflektimit dhe i përkushtimit dhe ky përkushtim për një besimtar të vërtetë duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit.

Në fjalën e tij Myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka, duke falënderuar pjesëmarrësit në këtë iftar u shpreh se agjërimi i Muajit të Ramazanit është një obligim për të gjithë besimtarët, të cilët në këtë Muaj të Shenjtë i luten Zotit për më shumë mirësi e begati.

Ministri Çështjeve Sociale dhe Mirëqenies Blendi Klosi vlerësoi Muajin e Ramazanit si muajin më të begatë. Besimi në Zot – tha Klosi – është mënyra më e mirë për të qenë më të drejtë dhe më tolerantë me veten dhe të tjerët. Rruga e Zotit është rruga që të çon në tolerancë, paqe e dinjitet.
Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Andon Merdani, tha se jemi këtu për të uruar Muajin e Shenjtë të Ramazanit besimtarëve myslimanë, të cilët i luten Zotit për lumturi dhe mirësi.

1 korrik 2016

13529254_830618877074223_3305973451378324058_n13567416_830618860407558_5685233067693272326_n

 

13522042_830618950407549_1202811168812651795_n 13528555_830619033740874_8454028851095113050_o   13567474_830618933740884_5558907969374183099_n