15697724_1828279350726943_6552117385985617868_n

Myftinia e Shkodrës ka organizuar një sërë aktivitetesh gjatë muajit dhjetor i cili përkon me lindjen e Profetit Muhamed a.s.

Një ndër programet e realizuara në vazhdën e aktiviteteve në përkujtim të Profetit Muhamed ishte edhe promovimi i librit “Minber” të myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytarit.

Në këtë program ishte i pranishëm nënkryetari i KMSH-së, z. Gazmend Aga i cili përgëzoi Myftininë e Shkodrës për aktivitetet zinxhir gjatë këtij muaji si dhe vlerësoi librin “Minber” si një përpjekje për të institucionalizuar ashkun në marrëdhëniet e hatibit me hytben, minberin dhe xhematin, në gjurmët e Hatibit të parë.

Ndërsa myftiu i Shkodrës thekoi se Minberi është një amanet i shtrenjtë, që nuk duhet shpërdoruar me predikime të pakuptimta, nxitje të pamatura, larg boshtit dhe thelbit të fesë islame dhe falënderoi Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, që ishte iniciatori kryesor i botimit të këtij libri nga KMSH.

Aktivitetet në përkujtim të Profetit Muhamed a.s kani filluar në xhaminë “Ebu Bekër” me ligjërata të ndryshme të cilat shpjeguan jetën dhe mesazhin universal të Profetit të Mëshirës, Muhamedin a.s.

Në ditët në vijim janë mbajtur një sërë aktivitetesh ku mund të përmendim: Ceremonia e Mevludit Tradicional në Xhaminë e Plumbit; Program mbi vlerat e familjes dhe edukimit fetar të brezit të ri; Lexim dhe komentim të haditheve; Program me salavate dhe dhikr; Program për ringjalljen e traditave islame; Sesione shkencore dhe programe të ndryshme artistike.

Thelbi i mesazheve gjatë aktiviteteve ishte përcjellja e frymës së domosdoshmërisë së thellimit të vazhdueshëm në leximin e jetës së Hz. Muhammedit (a.s), praktikimit të mësimeve të tij dhe ndjekjes së shembullit të tij, si modeli më garant për realizimin e paqes dhe mëshirës dhe, si praktika besimore e jetuar më e begatë për jetën e njeriut.

15672591_1828279794060232_316140569914894097_n 15672718_1828279497393595_1364041559326385310_n15726443_1828279827393562_1642150120422442606_n15726461_1828280207393524_820413755268387786_n

promovimi-librit-minber-24dhjetor2016-3