Të dashur qytetarë!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë solidarizohet me të gjithë të dëmtuarit dhe të prekurit nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Krujë dhe qytetet e tjera.

Sot, në orët e para të mëngjesit, të gjithë së bashku përjetuam momente tensioni dhe frike, si pasojë e tërmetit që përfshiu të gjithë vendin.

Fenomene të tilla natyrore normalisht krijojnë panik midis njerëzve. Mbi të gjitha cilido prej nesh duhet të marrë mësimin e duhur nga kjo.

Së pari, t’i lutemi të madhit Zot që të na fali gabimet e shumta dhe të na ruaj nga të dëmet e tërmetit.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mbështesin njëri-tjetrin, të ndihmojmë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe këdo që ka nëvojë.

Të ruajmë qetësinë dhe të shmangim panikun. Për çdo rast të lajmërojmë numrat e emergjencës:
129 Policia
128 Zjarrfikësja
127 Ambulanca
112 Shërbimet e emergjencës.

Në këto raste është e rëndësishme të lini linjat e emergjencës të lira nëse nuk keni vërtet nevojë për ndihmë.

Fatkeqësisht njoftohemi që ka disa viktima, qindra të lënduar, e shumë banesa të shembura.

Është koha të sensibilizohemi dhe ti zgjasim dorën e ndihmesës të afërmve, fqinjeve dhe miqve bashkëkombas të lënduar.

Në këto momente të vështira, i lutemi Zotit që ti mëshirojë viktimat e këtij tërmeti, tu japë durim të afërmve të tyre dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit!

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë