Komuniteti-Mysliman

Mësuam me hidhërim të thellë për sulmin terrorist të ndodhur në xhaminë e Imam Sadikut në Kuvajt, ku humbën jetën një numër i konsiderueshëm qytetarësh të pafajshëm dhe u plagosën shumë të tjerë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta e të ndjera për familjarët e viktimave, popullin kuvajtian dhe qeverinë tuaj.
Në këto momente të vështira marrim pjesë në dhimbjen tuaj dhe jemi shpirtërisht pranë familjeve të viktimave.
Ne dënojmë akte të tilla të shëmtuara, të cilat bien ndesh me mësimet dhe parimet humane të Islamit, madje dhe të gjitha kulturave religjioze e civilizuese.
Lusim Zotin e Madhërueshëm që t’i përfshijë viktimat në Mëshirën e Tij të Pafundme, si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit.
Siç lutemi dhe shpresojmë që Zoti të na ruajë nga çdo e keqe, ne dhe popullin tuaj mik.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë