SONY DSCMedresetë e Shqipërisë kanë përfaqësuar vendin tonë në shumë konkurse ndërkombëtare mbi fusha të ndryshme të shkencave.

Më poshtë do të gjeni disa nga projektet ku nxënësit e Medreseve kanë marrë pjesë.

  1. Medalje Argjendi në Gjeorgji

Në olimpiadën shkencore IYIPO, e cila u organizua në Gjeorgji, Medreseja e Kavajës “H. Ali Korça” mori pjesë me projektin mbi pastrimin e mjedisit nga mbetjet. Në këtë olimpiadë Medreseja e Kavajës u përfaqësua nga nxënësit Esmir Keci dhe Xhevit Dushku të cilët u vlerësuan me medalje Argjendi.

  1. Medalje Bronzi në SHBA

Nxënësit e Medresesë së Kavajës “Hafiz Ali Korça”, Adi Hajrullaj dhe Albi Marqeshi së bashku me mësuesin e tyre M. Salih Ergun fituan medalje bronzi në Olimpiadën Ndërkombëtare të Projekteve Inxhinierike e Mjedisore për energji botërore të qëndrueshme (I-SWEEEP 2015) të organizuar në Texas, SHBA. Projekti i nxënësve të Medresesë  konsistonte në heqjen e fenolit në vajin e ullirit me anë të përzierjes së gjetheve të ullirit dhe farave të lulediellit. Kjo metodë krijonte një mënyrë më të mirë filtrimi dhe vaj shumë më cilësor.

  1. Medalje Bronzi në Rumani

Medreseja e Beratit me anë të nxënësve të saj Ernedo Selami dhe Bruno Plaku, shoqëruar me mësuesin e informatikës z. Gentjan Lami morën pjesë në konkursin ndërkombëtar të InfoMatrix. Ata konkuruan në fushën e programimit me anë të një aplikacioni për celularë duke fituar medalje bronzi. InfoMatrix është një konkurs ndërkombëtar në fushën e informatikës. Në konkurs morën pjesë 357 projekte nga 51 shtete.

  1. Medalje Bronzi në Rumani

Nxësësi i Medresesë së Tiranës Rigels Kurushi, mori pjesë në konkursin ndërkombëtar InfoMatrix  i organizuar në Rumani. Ndër 357 projektet dhe 51 shtete pjesëmarrëse, ai fitoi medalje Bronzi. Projekti bënte pjesë në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër. “Poisoned Elixir” (Eliksiri i helmuar) ishte filmi nëpërmjet të cilit arriti të marrë medaljen e Bronzit.  Morali i këtij filmi i cili u pëlqye jashtë mase nga juria rumune, ishte: “Të vjedhësh, do të thotë të ëmbëlsosh veten me helm”.

  1. Çertifikatë Suksesi në SHBA

Në datat 7 Maj – 11 maj 2015 në Houston, Texas të SHBA-ve, u zhvillua Olimpiada Ndërkombëtare e Projekteve Inxhinierie e Mjedisore për energji botërore të qëndrueshme (I-SWEEEP 2015) ku u paraqitën mbi 427 projekte të 70 vendeve të ndryshme të botës. Medreseja e Tiranës “H. M. Dashi” u përfaqësua nga nxënëset Elona Lushi dhe Joana Muçogllava. Në përfundim të programit nxënëset e medresesë së Tiranës morën çertifikatë suksesi.

SONY DSC
SONY DSC 3- Medalje Bronzi në Rumani  (3) 4- Medalje Bronzi në Rumani  (2) 5- Çertifikatë Suksesi në SHBA  (1)

11295731_451888044977878_966980652819352614_n5- Çertifikatë Suksesi në SHBA  (2)