894694_576341912533011_6751233170028175030_oMedreseja e Tiranës në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe Prefekturën e qarkut Tiranë organizuan një aktivitet për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Ky aktivitet nën moton “2016-ta, viti i bashkëjetesës dhe dashurisë” u bë i mundur falë kontributetv të mbledhura nga nxënësit e Medresesë të cilët ndihmuan dhjetra familje.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu, i pranishëm në këtë aktivitet theksoi se solidarizimi me njerëzit në nevojë është detyrë morale dhe fetare për çdo person. Një besimtarë duhet të jetë gjithmonë i gatshëm të japë kontributin e tij në shoqëri.

Drejtori i shkollës z. Omer Çallësh në fjalën e tij ndër të tjera tha se për të arritur paqen dhe rendin botëror është e nevojshme kultivimi i një gjenerate paqësore. Gjithashtu, ai theksoi se respekti dhe toleranca ndaj diferencave të njëri-tjetrit, do të ishin të mjaftueshëm për një botë më të mirë.

Prefekti i Tiranës z. Sadi Vorpsi falenderoi Medresenë e Tiranës dhe në vecanti nxënësit për gatishmërinë e treguar për t’u ardhur në ndihmë ketyre familjeve. Në vijim të fjalës së tij ai përmendi rëndësinë e tolerancës dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

Gjithashtu nxënësit e Medresesë së Tiranës organizuan një program artistik për familjet në nevojë.

10603943_576341939199675_8580052875831042870_o 10644475_576341835866352_1103949095241615483_o 1540512_576341465866389_4221151351733940742_o 10259266_576342092532993_3149706219665627361_o 10269060_576341445866391_4497451353745354285_o  10668808_576341579199711_6599593539786252705_o