Drejtori i Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun në Komunitetin Mysliman, z. Oltion Kola, ishte i pranishëm në programin festiv “Profeti Muhamed a. s. – Krenaria e Njerëzimit”, organizuar nga Medreseja e Korçës.

Në fjalën e tij z. Kola, pasi përcolli përshëndetjet e kryetarit të Komunitetit Mysliman z Skender Bruçaj dhe uroi medresenë për organizimin, ai u ndal në cilësitë dhe dimensionet e Profetit Muhamed a.s

“Personalisht unë e shoh jetën e Profetit Muhamed a.s. në dy dimensione.  Madhështore deri në sublimitet dhe e thjeshtë deri në përulje. Ishin këta dy dimensione që e bënë atë aq të pakrahasueshëm, të dashur ndër njerëz dhe shembull për të gjithë brezat, në të gjitha epokat.”, tha z. Kola.

Drejtori i Medias, theksoi gjithashtu se kur njerëzimi ta njohë Profetin Muhamed a.s., siç duhet, kur t’i kthehet atij, atëherë do t’ia arrijë prehjes, sigurisë, do të shpëtojë së bredhuri pa drejtim e së qeni lodër në duart e kohës.

“Përgjegjësia jonë më e madhe si myslimanë, është ndjekja e rrugës së tij, përçimi i mesazhit të tij, për hir të krijuesit, në shërbim të vetvëtes dhe shoqërisë.”, përfundoi fjalën e tij z. Kola.

Myftiu i Korçës z. Qazim Muçi falënderoi Medresenë për programin dhe kontributin që jep shkolla në promovimin e vlerave për qytetin e Korçës.

Programi vijoi me numrat artistik, poezi dhe ilahi të ndryshme.

Në program ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Korçës z. Sotiraq Filo, përfaqësues nga Kisha Ortodokse dhe qytetarë të shumtë të Korçës.

13254736_1213424108670843_7097644446187714882_o 13305111_1213423948670859_4913930713092363183_o13301548_1213423768670877_3951949453383200823_o  13316923_1213423458670908_2441503348218027122_o IMG_4057 (1)