Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim lamtumire Ambasadorin Gjerman në Tiranë, z. Peter Zingraf.

Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Spahiu i shprehu atij vlerësim për bashkëpunimin e frytshëm që ka karakterizuar marrëdhënien ndërmejt dy institucioneve gjatë kohës së ushtrimit të detyrës në vendin tonë, si dhe i uroi atij suksese në angazhimet e ardhshme.

Ndërsa Ambasadori Zingraf, pasi shprehu kënaqësinë e përmbushjes së misionit të tij diplomatik në vendin tonë, vlerësoi edhe njëherë rolin e KMSH-së në ruajtjen dhe promovimin e harmonisë dhe dialogut ndërfetar në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, Ambasadori Zingraf shoqërohej nga zv. Ambasadori, z. Thilo Schroeter.